Sylë Tahirsylaj tregon për mundësinë e vërshimeve në vend

Sylë Tahirsylaj tregon për mundësinë e vërshimeve në vend

Era dhe reshjet e shiut të cilat janë të pranishme këto ditë në Kosovë, kanë shkaktuar frikë se mund të ketë vërshime në vend.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë se me këtë sasi të reshjeve nuk mund të ketë vërshime.

“Ka reshje shiu here me intesitet mesatar dhe herë me intensitet të vogël , për të pasur vërshime duhet të tejkalohet intevali kohor i reshjeve. Këto reshje nuk paraqesin rrezik po efekt pozitiv për kulturat bujqësore si dhe mbushjen liqeneve për furnizim të qytetarëve me ujë”, ka thënë Tahirsylaj për Insajderin.

Tahirsylaj ka theksuar se vërshimet mund të shkaktohen edhe për shkak të mos rregullimit të ujërave të zeza, por sipas tij jo për shkak të reshjeve.

“Tek ne nuk është respektuar planifikimi hapësinor, ujërat  e zeza nuk janë të ndara  prej  ujërave të reshjeve atmosferike.  Këto reshje janë situatë e pranushme  dhe nuk  ka nevojë për shqetësim tek qytetarët”.