Një vit pas kompletimit të bordit, AKP pritet të rifilloj privatizimin

Një vit pas kompletimit të bordit, AKP pritet të rifilloj privatizimin

 

Pavarësisht se po bëhet gati një vit qëkur është funksionalizuar Bordi i AKP-së, asnjë ndërmarrjeve shoqërore (NSH) deri më tash nuk është privatizuar. Zyrtarë të AKP-së thonë që vala e re e privatizimit do të shpallet më 4 nëntor, ku gjithsej do të jenë 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës.

“Agjencia ka filluar me valët e reja të shitjeve të aseteve të NSH-ve dhe vala e re Nr. 27 do t’i përmbajë gjithsej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e valës do të bëhet më datë 4 nëntor, përderisa ceremonia e dorëzimit dhe e hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, më datë 7 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, shkruan Zëri.

Sipas tyre, pengesat e deritashme për mosprivatizimin e ndërmarrjeve shoqërore kanë ngecur për mungesë të Bordit të Drejtorëve.

“Me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit…Agjencia ka punuar intensivisht në përfundimin e punëve të mbetura nga periudha e shkuar, ka përfunduar procesin e zgjedhjes së menaxhmentit të ri të dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme në politikat operuese dhe në rregullat e tenderit, me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre”, thuhet më tej në përgjigjen e AKP-së.