![Opinga e 104 vjeçares Zade Dragaj e vrarë nga serbët gjatë luftës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/05/org-dsc06142-1-600x360-730x440.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të 948 personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga focat serbe.
Aty Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka prezantuar mbathjen që një plakë 104 vjeçare e ka pasur në këmbë kur është vrarë.
Gërxhaliu ka treguar se opinga i ka takuar Zade Dragajt. Kjo mbathje sikurse të gjitha eksponatet tjera do të bëhen pjesë e Muzeut të Gjenocidit, ndërtimin e të cilit e ka paralajmëruar Veseli.
Veseli me këtë rast tha se të gjitha këto artefakte do të jenë të ekspozuara në muzeun e gjenocidit dhe se do të jetë e pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin Ndërkombëtar të iniciuar nga ai.
Ai shprehu besimi që ky Tribunal do të ndodh. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit e njoftoi Veselin se rreth 948 rroba dhe artefakte ruhen ne këtë vend.