Protestë në Mitrovicë – nxënës e mësimdhënës dalin me pankarta në duar

Protestë në Mitrovicë – nxënës e mësimdhënës dalin me pankarta në duar

Para Komunës së Mitrovicës janë mbledhur një numër i madh i nxënësve dhe mësimdhënëve të shkollës fillore “Avdullah Shabani” të cilët po protestojnë kundër vendimit të kryetarit të komunës për ta larguar drejtorin e kësaj shkolle, Haki Shytin nga pozita e tij.

Në protestë po marrin pjesë edhe mësimdhënësit e shkollës dhe prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

Sipas tyre, ky vendim është i padrejtë sepse Haki Shyti është drejtori më meritor për shkollën e tyre dhe askush nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij ndonjëherë.

Në vend të Shytit, komuna ka marrë vendim të sjellë Nazmi Bekën, e ky sipas mësimdhënësve të shkollës është i papërvojë dhe e ka kaluar intervistën për udhëheqës të shkollës në mënyrë të paligjshme, transmeton Klan Kosova.