Bërnabiq reagon pas miratimit të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Bërnabiq reagon pas miratimit të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq ka reaguar rreth miratimit të rezolutës në Kuvendin e Kosovës për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

Sipas saj, miratimi i kësaj rezolute është vetëm një veprim tjetër që synon parandalimin e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë.

“Veprimi më i fundit i Prishtinës, theksoi shefja e ekzekutivit serb e bën dallimin gjithnjë e më të dukshëm dallimin të politikës që e udhëheq Beogradi dhe asaj të Prishtinës “gjersa politika jonë është politikë e paqes dhe kompromisit, politika e shikimit në të ardhmen e rajonit dhe kushteve më të mira jetese, politika e Prishtinës është një politikë e së kaluarës, e cila kurrë nuk do të dërgojë në një ardhme më të mirë”, tha Bërnabiq.

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.