Prokuroria e shtetit ngritë 69 aktakuza gjatë një dite

Prokuroria e shtetit ngritë 69 aktakuza gjatë një dite

Prokuroria e Shtetit, ka njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore të Kosovës, janë ngritur 69 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Përveç aktakuzave 15 persona janë ndaluar për 48 orë, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.

Prokurori i Shtetit, ka bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në rajonin e Prizrenit.

“Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës. Në këtë rast janë sekuestruar:         Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, Një (1) karikator, Një (1) fishek i të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.

“Më 16 maj 2019, afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave. Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me “Lëndim të lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse”.