Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 15:00 në Prishtinë në lagjen Dardania.
Përmes një komunikate për media policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë orës 15:00 na lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton Gazeta Insajderi.
“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit)”, thuhet në komunikatë.
Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar video ku shihen qytetarët të frikësuar duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë një person është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar
“M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .