Pendarovski i nënshkroi ligjet të cilët Ivanov nuk deshi t’i nënshkruajë

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka nënshkruar sot një dekret mbi shpalljen e ligjeve sistemore, të cilët paraardhësi i tij George Ivanov refuzonte t’i nënshkruaj sepse e kanë emrin e ri kushtetues.

Pendarovski i nënshkroi ligjet të cilët Ivanov nuk deshi t’i nënshkruajë

Siç është kumtuar nga kabineti i presidentit, ligjet e para të cilët i ka nënshkruar Pendarovski janë Ligji mbi Gjykatat, Ligji për Kundërvajtje dhe Ligji për ndryshimin e Ligjit për Organizim dhe Punë në Organet e Administratës Shtetërore.

“Bëhet fjalë për ligjet sistemore për të cilët ish presidenti Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet për shpallje”, pretendohet dhe theksohet se presidenti Pendarovski konsideron se miratimi i këtyre ligjeve dhe zbatimi i tyre është me interes vital për qytetarët e Maqedonisë Veriore.

Pendarovski ka nënshkruar edhe dekretin mbi shpalljen e ligjit të ri për energjetikë, i cili parasheh zëvendësimin e karburanteve fosile me energjinë e fituar nga burimet e përtëritshme.

“Me këtë krijohet baza për zgjidhje të një prej çështjeve shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit të njerëzve”, pretendohet në kumtesë të kabinetit të presidentit të Maqedonisë Veriore./Insajderi.com.