Thaçi: Zgjedhjet në veri po mbahen sipas ligjeve të Kosovës

Thaçi: Zgjedhjet në veri po mbahen sipas ligjeve të Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar për procesin e zgjedhjeve që po mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.

Thaçi ka përgëzuar qytetarët për fushatën e qetë në këto katër komuna teksa ka uruar proces të rregullt zgjedhor, shkruan Insajderi.

Sipas tij Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme.

“Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.