Policia tregon gjendjen e sotme gjatë zgjedhjeve në Veri

Policia tregon gjendjen e sotme gjatë zgjedhjeve në Veri

Sot në komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Besim Hoti, zëdhënës nga Mitrovica Veriore, ka treguar për Insajderin si është gjendja e sigurisë në këto komuna.

“Situata deri më tash është e qetë dhe pa probleme”, ka thënë Hoti.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Insajderin se deri në orën 15, në qendrat e votimit kanë dalur 18 mijë e 729 qytetarë me të drejtë vote apo 32.30%.

Qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës Veriore do të mbyllen në orën 19:00 ndërsa KQZ do të del në konferencë për medie në orën 20:00./Insajderi/