Seanca plenare, e ndërprerë më 16. 05. 2019, do të vazhdojë sot me pikat e njëjta.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare më 16 maj kanë votuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.
Seanca i kishte 7 pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është edhe propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin.
Pikat e tjera:
Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe Caktimi i Ditës së Gjenocidit.