Avokati i tij, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqë" />

Arrestohet mafiozi Ismet Osmani – Curri

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica.

Avokati i tij, Alban Arifi e ka konfirmuar shoqërimin në Polici të klientit të tij.

Ai ka thënë se ende nuk ka informacione se për çfarë bëhet fjalë.

“Jam duke pritur për intervistim. Ende nuk e di se për çka bëhet fjalë”, ka thënë ai për Insajderin.

“Curri” është pronar i disa bastoreve dhe kazinove tashmë të mbyllura në Kosovë. /Insajderi.com