Vetura shkelë një grua në Prishtinë

Para pak çastesh tek rruga e njohur si Xhamia e Llapit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku një veturë e ka shkelur një grua, raporton Insajderi.

Vetura e ka goditur kalimtaren ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes. Gazetarët e Insajderit raportojnë se policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes ku shihet ende e shtrirë viktima.

Insajderi, ka siguruar fotografi nga ky rast ndërsa do ju mbajmë të informuar në lidhje me të./ Insajderi.com