Remitencat që vijnë nga Zvicra në Kosovë i bën njerëzit më dembelë, ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, Lluka është ankuar për paratë që mërgimtarët kosovarë i dërgojnë nga Zvicra.

“Remitencat i bëjnë njerëzit më dembelë”, ka thënë ministri Lluka për NZZ, transmeton Blick.

“Shaci” – siç i quajnë kosovarët bashkatdhetarët e tyre në Zvicër – nuk dërgojnë vetëm çokollata dhe djath të Zvicrës në Kosovë. Çdo vit më shumë se dy miliardë franga dërgohen nga kosovarët e Zvicrës në Kosovë, gjysma nga transferet bankare, shkruan gazeta Blick.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka javën e kaluar qëndroi në Zvicër, ku në bashkëpunim me ministrin zviceran, Guy Parmelin kanë themeluar “Dhomën e Tregtisë”. /Insajderi.com