Aksident me të lënduar në autostradën “Arbën Xhaferri” [video]

Aksident me të lënduar në autostradën “Arbën Xhaferri” [video]

Disa persona dyshohet të jenë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 16:00 në Autostradën “Arbën Xhaferri”, mes Kaçanikut dhe Ferizajt.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Smallush, raporton Insajderi.

Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk ka informata të sakta rreth aksidentit, derisa ka premtuar se do t’i publikojë ato më vonë.

Ndërkohë një video që ka siguruar Insajderi, shfaq edhe autoambulancën në vendin e ngjarjes. /Insajdeir.com