Ndërron jetë i aksidentuari me veturë në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Ndërron jetë i aksidentuari me veturë në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u shpëtonte lëndimeve të marra si pasojë e një aksidenti me veturë në Autostradën “Arbën Xhaferi” të martën.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se personi ndërroi jetë pas dërgimit për trajtim në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç  dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.