Shefqet Kabashi i thotë Nijazi Kryeziut se “na e ke marrë bukën”

Shefqet Kabashi i thotë Nijazi Kryeziut se “na e ke marrë bukën”

Shefqet Kabashi që gjatë ditës së sotme u arrestua për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike ka akuzuar drejtëpërdrejtë, Nijazi Kryeziun për “marrje të bukës”. Njeri ky që është i përfshirë në Dosjen e Shefave të publikuar nga Insajderi.

Kabashi i tha Nijazi Kryeziu “na ke lënë pa bukë” gjatë rrëmujës që u krijua në këtë përvjetor. Kryeziu ka qenë një figurë  me ndikim në PDK-në e Prizrenit gjatë kohës sa me këtë qytet udhëhiqte Ramadan Muja që mund të thuhet se ishte një marionetë e tij.

Kryeziu ka qenë i përfshirë edhe në rastin “Pronto” ndërsa është akuzuar edhe për punësime të paligjshme në Komunën e Prizrenit.

Nga përgjimet e publikuara nga Insajderi shihej se Kryeziu së bashku me Adem Grabovci vendosshin për bordin e Ujësjellësit.

Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve.

Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Në bisedën telefonike në mes t, Adem Grabovcit dhe Njazi Kryeziu klasifikoheshin kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.

Kabashi përplaset teksa i quan Veselin, Hasanin dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së tradhtarë

Momenti kur Kabashi përplaset teksa i quan Veselin, Hasanin dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së tradhtarë

Gepostet von Insajderi am Mittwoch, 22. Mai 2019