Kadri Veseli deklarohet për skandalin e videos në të cilën përmendet se i ka marrë 200 mijë euro

Kadri Veseli deklarohet për skandalin e videos në të cilën përmendet se i ka marrë 200 mijë euro

Kryeparlamentari Kadri Veseli, përmes një konference për media sot ka folur për videon që është publikuar në media në të cilën ai wshtw përmendur si person qw ka lidhje me skandalin e fajdeve pwr tw cilin janë arrestuar disa persona nw krye me Ismet Osmanin- Curri.

Veseli tha se emri i tij është keqpërdorur dhe se nuk ka asnjë lidhje me personat që janë në video të cilët e përmendin atë si personi që ka marrë 200 mijë euro.

“Emri im është keqpërdorur në këtë akt të mashtrimit. Unë nuk i njoh këta njerëz në video as nuk kam lidhje me ta”.

“Kur të dal e vërteta e kësaj dikush duhet të jap përgjegjësi pavarësisht a janë njerëz të insitidioneve të drejtësisë apo të politikës”, tha Veseli.