Filozofi Latifi tejkalon edhe Rexhep Hotin në PDK, thurë vargje tejet glorifikuese për shefin

Filozofi Latifi tejkalon edhe Rexhep Hotin në PDK, thurë vargje tejet glorifikuese për shefin

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit pasi që emri i tij u përmend në një video incizim për marrjen e 200 mijë eurove për fajde.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka shkruar se këto goditje po ia bëjnë me qëllim që Veseli të tërhiqet nga themelimi i Tribunalit për krimet serbe.

“Në fillim doli lajmi i rremë: ka shkuar në Hagë! Pastaj fotoja e rreme: për t’ia diskredituar idenë e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë! Pastaj videoja e rreme: për t’ia nxirë emrin para qytetarëve. Tepër inteligjente, për të qenë e rastësishme. Tri goditje, për një qëllim: ta ndalin, ta bëjnë të heqë dorë nga diçka prej të cilës asnjë komb nuk mund të heqë dorë, dënimit të atyre që urdhëruan e zbatuan gjenocidin kundër tij. Tri goditje dhe tri heshtje që kanë emrat Polici, Prokurori dhe AKI. Dhe një shtet që nuk funksionon”, shkruan Latifi në vargje e tij  glorifikuese për shefin.