
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që mban postin edhe të zv/kryeministrit të vendit, Enver Hoxhaj ka dalur në një konferencë për media ku ka thënë se partia e tij dhe Kadri Veseli nuk kanë asnjë lidhje të përbashkët me grupin që u arrestua së fundmi në vend për fajde.
Hoxhaj në konferencë për media ka thënë se rasti i videos ku përmendet edhe Kadri Veseli është përmbyllur pa përfunduar hetimet. Thotë se kjo është bërë qëllimisht nga qarqe të caktuara, shkruan Insajderi.
“Ai nuk ka pasur asgjë me njerëzit e tillë dhe as me temat e tilla si dhe as me asnjë aktivitet tjetër që bien ndesh me ligjin”.
“Kjo ngjarje tregon që si PDK që jemi të përkushtuar për sundim të ligjit. Rasti për të cilin flet kjo video është përmbyllur para se të përfundojnë hetimet. Natyrshmit nuk ka ndodhur për shkak të mungesave të provave se prova ka të bollshme, por duket se është penguar nga çarqe të caktuara”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë Rrahim Hashim PDK e kishte denoncuar në polici para 5 viteve. Thotë se ndaj tij ka bërë denoncim edhe Xhavit Haliti.
“Si PDK nuk duam të heshtim me këtë ngjarje, por nuk kemi heshtur as në të kaluarën. Më lejoni të ju them që para 5 vite në vitit 2014 e kemi denoncuar Rrahim Hashimin në Polici të Kosovës, po ashtu Xhavit Haliti ka bërë denoncim në polici dhe ka dhënë intervistë në Prokurorinë e Kosovës”.
“Si shoqëri dhe si PDK kërkojmë që të marrë një epilog të plotë. Më lejoni të them që përse një lëndë që është parashkruar përse nuk ka mundur të përmbyllet por ka mbetur pa u trajtuar”, ka deklaruar Hoxhaj.
Më tej ka thënë se e gjithë përfshirja e Veselit në këtë rast është bërë për ta njollosur emrin e tij dhe të PDK-së.
“Pa dashur të komentoj rrethanat, motivet dhe tendencat në publik që dalin për ta njollosur z.Veselin nuk ka askush që e ndalë z.Veseli dhe PDK-në për zhvillimin politik dhe kombëtarë të vendit”, ka deklaruar Hoxhaj në konferencë për media/Insajderi.com.