Ish-deputeti i LDK-së bënë thirrje për protesta kundër kapjes së shtetit

Ish-deputeti i LDK-së bënë thirrje për protesta kundër kapjes së shtetit

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta ka thënë se strukturat mafioze kriminale e kanë kapur shtetin e Kosovës si kancer.

Ai këtë reagim e ka bërë pas publikimit të videos ku dëgjohet emri i kreut të PDK-së, Kadri Veselit nga një grup që po hetohet për fajde, detyrim e mashtrim, e që thonë se atij i kishin dhënë 200 mijë euro.

Meta përmes Facebook ka thënë se Republika e Kosovës shpalohet si një Peng i Fajdexhinjëve dhe kriminelëve të organizuar.

“Dhe, s’është vetëm Republika (si nocion), peng i Fajdexhinjëve e Kriminelëve të Kartelit të Organizuar Kriminal!?  Por edhe vet shtyllat e shtetit – kurrizi, dhe çdo pore e zgjatim i saj – perfshirë Institucionet e Drejtësisë (i gjithë zinxhiri – që nga Prokuroria e Gjyqësori, e pjesërisht edhe Policia (e cila megjithatë, dhe pa asnjë dyshim – ka edhe anët e saj të pa infektuara…), e tutje, peng të Kartelit Kriminel, dolën cipridon cullak edhe Institucionet Qeverisëse e të Administratës së saj, përfshirë partitë politike (që nga nëndegët – Partiokracia që po transportohet pastaj si kancer në Institucionet e shtetit), sikurse edhe e gjithë Shoqëria dhe Bizneset!”, ka shkruar Meta.

Meta ka thënë se duhet nisur një mobilizim i gjithmbarshëm sikur në vitet e 90-ta kundër Serbisë së Millosheviqit. Ai ka bërë thirrje për protesta të vazhdueshme dhe të pa ndalshme për ç’kapjen e shtetit nga rrjetet e tilla mafioze.

“Vendit, shoqërisë, institucioneve të Drejtësisë dhe politikës i duhet një “Catharsis” e purifikim – në të gjitha partitë, nga qeliza më vogël, ku ne e shofim por se gjykojmë kriminelin dhe përfituesin), një skanim dhe pastrim i gjithmbarshëm e i menjëhershëm – një luftë me vetveten (që është më e vështirë nga ajo me okupatorin e djeshë, të huaj!)”, vazhdon Meta.

Ai ka thënë se pronën private e publike ta trajtojmë si pronë të secilit prej nesh e ta përjetojmë si të shenjtë.

“Përkundër gjendjes së pa shpresë sot, e përkundër depresionit, pafuqisë, letargjisë që shkakton kjo kapje totale nga e keqja kriminale e nga akulturimi, degradimi dhe degjenerimi kriminal e i gjithmbarshëm institucional e shoqërorë dhe njerëzorë – njejtë si një pacient kaceri – duhet të aktivizojmë gjithë potencialet tona që na i ka dhuruar Zoti, besimin në vete e në komb, besimin në indet e pa sëmura dhe vullnetin e gjithësecilit për jetë më t’mirë, që ta gjuajmë mënjane t’keqën që e kemi përmbrendësuar – me gjasmë edhe një shpresë – se një ditë, pa ndihmën e asnjërit prej nesh e të gjithëve bashkë – do t’pikë nga qielli një bajloz dhe do t’qel një mëngjes fisnik Europian edhe n’Kosovë – Shteti Ligjor e i së Drejtës!”, ka shkruar Meta./Insajderi/