Arrestohet shqiptari në Itali për drogë – i gjenden 130 mijë euro

Arrestohet shqiptari në Itali për drogë – i gjenden 130 mijë euro

Mbrëmjen e djeshme policia italiane vuri në pranga dy trafikantë droge me origjinë shqiptare. Ata janë N.G. 35-vjeç dhe X.G. 25 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Në momentin e ndalimit, dy të arrestuarve iu sekuestruan 16 kg marihuanë, 6 kg kokainë dhe mbi 130 mijë euro.

Dy trafikantët e vënë në pranga nuk bënin shpërndarje të drogës tek përdoruesit por ndërmjetësonin shkëmbimin e tyre mes tregtarëve në sheshet kryesore të qyteteve.

Operacioni i policisë u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Ravennas Michele de Pascale i cili tha se kjo ishte një ndërhyrje e shkëlqyer.