Arratiset nga QKUK-ja i dyshuari për plagosjen e menaxherit të Feros

Arratiset nga QKUK-ja i dyshuari për plagosjen e menaxherit të Feros

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, Adhurim Krasniqi, i dyshuari për pronarin e ON TV, Met Elshani.

Adhurim Krasniqi, i cili ndodhej për trajtim mjekësor në SHSKUK, javën e kaluar plagosi me armë zjarri, Met Elshanin, menaxherin e reperit Feronit Shabani – Fero.

I pandehuri Krasniqi ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike për shkak të plagosjes që kishte marrë në këmbë gjatë konfliktit të armatosur, nga ku edhe ka ikur sot në orët e para të mëngjesit.

Pas plagosjes së Elshanit, Krasniqit i është shqiptuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer Tentimvrasje. /Insajderi.com