Policia jep detaje për aksidentin në Arbëri

Policia jep detaje për aksidentin në Arbëri

Një veturë është aksidentuar me një motoçikletë para pak minutash, në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se motoçiklisti i përfshirë në aksident ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 16:00 , në lagjen Arberia ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, njofton policia.