O’Connell për lirimin e Lushtakut: Strategji e qëllimshme që kriminelët të ecin të lirë

O’Connell për lirimin e Lushtakut: Strategji e qëllimshme që kriminelët të ecin të lirë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar lidhur ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila në fillim të kësaj jave kishte liruar Sami Lushtakun nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, O’Connell ka shkruar se lirimi i Lushtakut po duket të jetë një strategji e qëllimshme.

”Përsëritja e të njëjtit gabim për dy apo tre herë mund të jetë shkak i paaftësisë apo moseksperiencës. Trjanimi do të ndihmonte në zgjidhje të këtij problemi. Por Kosova ka pasur me vite të tëra trajnime. Në vend të kësaj, duke bërë të njëjtin gabim, kohë pas kohe duket sikur kjo është një strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre jo – kuptohet”, shkruan O’Connell. /Insajderi.com