Në Serbi arrestohet punonjësi i ATK-së, Marjan Gjoka – MPJ kërkon lirimin e tij

Në Serbi arrestohet punonjësi i ATK-së, Marjan Gjoka – MPJ kërkon lirimin e tij

Është arrestuar nga autoritetet serbe, punonjësi i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjoka.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim të tij shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh ka dënuar këtë veprim dhe ka kërkuar lirimin e tij.

“Sapo jam informuar se autoritetet shtetërore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë”, ka shkruar Pacolli, raporton Koha.net. “Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij”, ka shtuar më tej.

Sipas Pacollit, “frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”.