Shefqet Kabashi rrëfen se si Nijazi Kryeziu i linte pa bukë shqiptarët në burg

Shefqet Kabashi rrëfen se si Nijazi Kryeziu i linte pa bukë shqiptarët në burg

Ish i burgosuri në Dubravë gjatë luftës, Shefqet Kabashi, ka treguar pse në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës u revoltua dhe ofendoi Nijazi Kryeziun, që tash është këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kabashi u kthye në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi doli në skenë dhe shau zyrtarë shtetërorë.

Shefqet Kabashi tregon pse në Dubravë tha se këshilltari i Kadri Veselit “ia ka marrë bukën e gojës”

Ai tregon se kur i kishin çuar nga burgu i Dubravës në burgun e Nishit, Kryeziu, bashkë me një të burgosur tjetër boshnjak, ndante bukën në burg për të burgosurit e tjerë.

Kabashi thotë se Kryeziu i linte me pak bukë të burgosurit shqiptarë me të, ndërsa pjesën më të madhe të ushqimit e ndante për vete dhe shokët e tij.

“Njazi Kryeziu, këshilltar i Veselit,  në burg të Nishit, kemi qenë në katin e dytë, në dhomën 16. Një të burgosur boshnjak e ka nda bukën me Njazinë. Unë  kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë veç sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën  me ta”, ka thënë Kabashi.

Ndërsa Veselin thotë se nuk e njeh personalisht por shton se “Nëse në emër të SHIK-ut janë vra qita njerëz, atëherë Kadri Veseli duhet të jap përgjegjësi”

Thotë se njëri prej gardianëve të burgut kishte qortuar ashpër Kryeziun kur kishte marrë vesh se si po vepronte me ushqim.