Kabashin s’ka të ndalur – Tregon planet për postet që i kanë bërë në burg politikanët

Kabashin s’ka të ndalur – Tregon planet për postet që i kanë bërë në burg politikanët

Shefqet Kabashi, ish-ushtari i UÇK-së në Dukagjin, ka rrëfyer në emisionin Pressing  gjëra të shumta rreth UÇK-së, e po ashtu edhe për vrasjet e pasluftës, për Qeverinë e Kosovës, Gjykatën Speciale e po ashtu edhe për ditën kur doli publikisht para politikanëve kosovarë, në tubimin për përkujtimin e masakrës së Dubravës.

Ai, ka treguar për veturën dhe armën që i është gjetur në të. Kabashi tregoi se arma s’ka qenë me ndonjë qëllim sepse sipas tij politikanët e njohin atë dhe e dinë që s’ka qenë me qëllim.

“Arma pa leje, vetura është e babës në emër temin por me tabela të Amerikës. Arma s’kanë ndonjë qëllim, këta më njohin dhe e din që s’ka qenë me qëllim arma aty. Këta e kanë bërë plan në burg kush mu bë ambasador. Marrshin libra të politikave”, ka thënë Kabashi./ Insajderi.com