KFOR deklarohet për aksionin në veri

KFOR deklarohet për aksionin në veri

KFOR-i është duke e përcjell situatën por nuk përzihet në aksionin e Policisë në veri. Kështu ka thënë zëdhënësi i KFOR-it për mediat serbe Vincenco Graso.

Sipas tij aksioni i Policisë po zhvillohet me urdhër të Gjykatës së Prishtinës në vazhdën në luftën kundër krimit.

“Operacioni i Policisë po bëhet me urdhër të Gjykatës në tërë Kosovën, jo vetëm në veri dhe nuk është  kundër serbëve, vetëm kundër personave të dyshuar për krim dhe korrupsion”, ka thënë Graso.

“Ne tani për tani përcjellim situatën, jemi në kontakt me autoritetet në Prishtinë”, tha Graso.

Sipas tij ky aksion është sikurse ato që kanë ndodhur më herët dhe KFOR-i vetëm e përcjell situatën.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e zyrtarëve serbë se KFOR-I duhet të bëj diqka në lidhje me aksionin e Policisë.

“E kemi thënë edhe më herët, ne nuk përzihemi në aksionet e Policisë, derisa nuk na kërkohet të intervenojmë”, ka thënë Graso.