Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Veri, Vuçiq ka treguar se është arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.
Për arrestimin e një shtetasi rus, ka folur edhe presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media, teksa ka komentuar aksionin Policisë së Kosovës në veri të vendit.
“Krasnoschenko është një punonjës i administratës së UNMIK-ut” ka thënë Vuçiq, gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë, shkruan B92.
Ai ka folur edhe për deklarimet e lëshuara nga KFOR-i, se nuk dëshirojnë që të ndërhyjnë në aksion, ndërsa ka thënë se KFOR-i hungarez kishte ndërhyrë ‘për të mbrojtur serbët”, por sipas tij ata më pas kanë marrë urdhër nga KFOR-i që të zmbrapsen.
Vuçiq ndër të tjera ka thënë se përmes këtij aksioni, Kosova po dëshiron që të tregojë se sa e madhe dhe sa e fortë është si shtet.
THAÇI PAS TAKIMIT ME DREJTORIN E AKI-SË E POLICISË: FSK-JA ËSHTË NË GJENDJE GATISHMËRIE