Shpëtohet një ari i vogël në Prizren

Shpëtohet një ari i vogël në Prizren

Një ari i vogël është shpëtuar në fshatin Neprogosht tëKomunës së Prizrenit.

Izet Osmanaj, inxhinier në Divizionin e Pyjeve ka njoftuar se gjatë një aksioni me Policinë dhe zjarrfikësit e Prizrenit, kanë shpëtuar ariun e vogël.

Ariu ishte sulmuar nga qentë e Sharrit.

“Ariu i vogël ishte sulmuar nga qentë e Sharrit që ishin me kopenë e deleve duke kullotur në afërsi të fshatit Nepregosht, Ariu nga frika ikën me shpejtësi dhe hipur në një dru (lisë) në fshat, gjatë konsultimeve në mes vete , lisin e premë në gjysmë , punë e mrekullueshme nga zjarrfikësit. Ariu u kap nga zyrtarët dhe u dërgua në vendin nga ka ardhur”, thuhet në shkrimin e tij.

Në ndihmë të këtij angazhimi për shpëtimin e ariut kanë qenë Autoriteti Pyjor Komunal, Parku Kombëtar “SHARR”, Brigada e Zjarrfikëseve dhe Policia e Kosovës.