Flet biznesmeni Sahitaj: E di që AKI-ja më ka hetuar për spiunazh

Flet biznesmeni Sahitaj: E di që AKI-ja më ka hetuar për spiunazh

InDoks e ka kontaktuar biznesmenin kosovar Halit Sahitaj që nuk është pajtuar që të intervistohej me kamerë, por ka pranuar që të përgjigjet përmes telefonit për shumë çështje që është pyetur.

Ai thotë që e di madje që edhe nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë(AKI) i dyshuar si spiun rus në Kosovë. “Kushdo që mendon që jam spiun i Rusisë, është spiun i Serbisë”, thotë Sahitaj.

Indoks për herë të parë sjell profilin e plotë të këtij biznesmeni që lidhet me oligarkët e afërt të Putinit.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij. Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish.