Ministria e Behgjet Pacollit paguan 800 euro për pikturën e Skënderbeut

Ministria e Behgjet Pacollit paguan 800 euro për pikturën e Skënderbeut

Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka paguar 800 euro për një pikturë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar nënshkrimin e kontratës “Furnizim me pikturën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu” nga Departamenti i Prokurimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Numri i tenderëve të pranuar ka qenë 3, kurse tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është në vlerën prej 800 eurove.

Nënshkrimi i kësaj kontrate mban datën 21 maj 2019, kurse operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar kontrata është D.P.Z Art Galleri “Figura” në Prishtinë.

Vendi kryesor i realizimit është Ministria e Punëve të Jashtme, Rr.Luan Haradinaj, Ndërtesa e MPJ-së, kati X zyra nr.1002.