Paradoksale: Qeveria paguan për foto të Thacit më shtrenjtë se sa për pikturë të Skënderbeut

Paradoksale: Qeveria paguan për foto të Thacit më shtrenjtë se sa për pikturë të Skënderbeut

946 euro janë shpenzuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për një fotografi të presidentit Hashim Thaçi.

Por një pikturë e Skënderbeut, i ka kushtuar shtetit 146 euro më pak sesa fotografia e presidentit, shkruan Insajderi.

Ministria e Integrimeve Evropiane i ka harxhuar 946 euro për një fotografi të presidentit Thaçi. Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpenzuar 800 euro për një pikturë të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha ka shpallur fituesin e tenderit për “furnizim me korniza dhe fotografi të presidentit të Republikës së Kosovës”, para rreth dy javësh. Fitues është përzgjedhur personi zyrtar, Afrim Llalloshi, me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 946 eurove.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, piktura e Skënderbeut i ka kushtuar më pak se sa fotoja e Thaçit, Ministrisë së Integrimeve Evropiane. /Inasajderi.com