Autostrada që mori jetë njerëzish

Autostrada që mori jetë njerëzish

Gjatë punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” kanë humbur jetën disa punëtorë, raporton T7

Katër vite më parë në një ceremoni shtetërore ishe prerë shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidh Prishtinën me Shkupin.

Atë kohë për këtë vepër ishin thurur fjalët më të mëdha, duke e cilësuar edhe si projektin më me vlerë që po bëhej në Kosovë.

Ishte premtuar se shiriti inauguruese të pritej në fund të vitit 2018. Por, kjo nuk ka ndodhur, pasi punimet u shtyn disa herë, derisa kostoja e autostradës “Arbën Xhaferi” ka shkuar në afro 800 milionë euro.

Nga  fillimi i punimeve e deri më tash  ecuria e autostradës “Arbën Xhaferi” është përcjell me shumë telashe, duke përfshirë edhe vdekje të njerëzve.

Hiç më larg se para rreth 10 ditesh një  punëtor i kompanisë “Bechtel Enka” ka humbur jetën.

48- vjeçari H.S. nga Prizreni ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e njërit prej tri automjeteve të cilat janë aksidentuar.