Komuna e Istogut e mbylli “Coco-Jambon”, vëllau i Ramë Marës thotë se po rihapet lokali

Komuna e Istogut e mbylli “Coco-Jambon”, vëllau i Ramë Marës thotë se po rihapet lokali

Dy ditë më parë, Komuna e Istogut i ka mbyllur dy lokale që merren me veprimtari të dyshimta.

Bëhet fjalë për lokalin e quajtur “Coco-Jambo” në Vrellë që është pronë e Milaim Marajt, vëllaut të Ramë Marajt, si dhe një lokal në fshatin Padalishtë.

Por, pronari i lokalit, Milaim Maraj e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se lokali i është mbyllur për arsye të tjera dhe se posedon të gjitha lejet e punës.

“Unë nuk e kam patur pëlqimin tek matja e rrufepritësit, më kanë munguar shenjat e emergjencës dhe shenjat e zjarrëfikësve. Unë posedoj lejen e punës dhe çdo dokumentacion të nevojshëm. Objekti është hotel, ka villa, diskotekën Coco-Jambo.

Kaniher mbajë muzikë, kaniherë ahengje. Unë vetë banoj aty me familje. I kam dy këngëtare, dy orkestra. Tek unë punojnë nënë e bijë nga Prishtina. Lejen e punës e kam deri në ora 3 të natës, por zakonisht punoj deri në ora 2. Sot do të rifillojmë punën” ka thënë Milaim Maraj për Indeksonline.

Ndërkaq burime tona tregojnë se lokali punon pothuajse çdo ditë jave deri në orët e para të mëngjesit. Poashtu, në lokal ka muzikë live si dhe vallëtare nga Kosova e Shqipëria.