Deklarata skandaloze e kryeministres serbe për shqiptarët

Deklarata skandaloze e kryeministres serbe për shqiptarët

“Keni të bëni me njerëz që vijnë nga mali, të cilëve nuk u intereson nëse është gjendje lufte apo jo dhe kjo më frikëson”, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, në një deklaratë skandaloze dhënë gjatë konferencës së shtypit me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Serbi, Samom Fabrici, të mërkurën.

Ajo tha se në mesin e 28 serbëve të arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës të martën, ishte edhe një “pensionist i shurdhër, 67 vjeçar serb”.

Kryeministrja serbe theksoi se të gjithë kanë heshtur për ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Ndaj kësaj deklarate të Brnabiq pati reagime edhe në Kosovë. Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli deklaroi se kryeministres aktuale serbe ia ka ndaluar hyrejn në Kosovë, pas deklaratës së saj skandaloze për shqiptarët.

Para disa muajve, edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ofendoi shqiptarët, kur tha se “dikush duhet t’i zbusë shqiptarët”, gjatë një vizite në Mitrovicën e Veriut disa muaj më parë. /Insajderi.com