
Ministri Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka folur për rekomandimin e Këshillit Evropian për negociatat.
“Shqipëria ka treguar të gjithë përkushtimin për çeljen e negociatave. Komisioni ka thënë të vërtetën për Shqipërinë. Raporti i ri nuk është raporti i vjetër. Raporti i ri është dëshmia e sukseseve të reja. Në vend të polemikave ka ardhur koha e komunikimit aktiv me vendet anëtare.
Vetë komisoni konstatoi se parlamenti i Shqipërisë është funksional. Ky raport ka një mesazh për opozitën dhe kushdo që ka vullnetin e majftueshëm e kupton këtë, pra opozita duhet të ripërfshihet. Komisioni thotë se duhen kapërcyer pengesat për të ardhmen evropiane”.
“KE ka thënë që reforma politike, elektorale është cënuar, nga sjellja e opozitës, ky raport dëshmon se kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria. Raporti i KE është dëshmi se qeveria ka menaxhuar situatën me sukses përkundër sjelleve të opozitës”, tha Cakaj.
Ministri foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë.
“Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm. Politika jonë rajonale duhet të mbështet në politikën j0 konflikte me fqinjet, po kjo nuk do të thotë të jesh në indiferent. Zgjidhja e kontesteve bilaterale është kusht për të përparuar në agjendën e evropiane. Maqedonia e Veriut ka bërë hap historik në këtë drejtim me Greqinë. Për Shqipërinë marrëveshja finale me Greqine s’ka qenë kusht për negociatat dhe unë konfirmoj se Greqia na ka mbështetur për rrugën tonë në BE, s’ka imopunuar pra asnjë kusht”, tha ministri.