Përplasja e Albin Kurtit me ministrin Abelard Tahiri në Kuvend

Përplasja e Albin Kurtit me ministrin Abelard Tahiri në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është përplasur me Albin Kurtin, pasi kryetari i VV-së krahasoi Gjykatën Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar për dënimin e krimeve të kryera nga serbët.

Mendoj që është e padrejtë ajo çka u ngrit nga Kurti. Ne e dimë të gjithë në çfarë presioni është ngritur Gjykata Speciale. U tha se për katër vite nuk u ngrit asnjë aktakuzë, mirëpo ata kurrë nuk do të arrijnë të faktojnë se UÇK-ja ka kryer krime”, tha Tahiri.

Tahiri tha se të gjithë janë pro faktit që kriminelët të dalin para drejtësisë. Ai tha se është e papranueshme që Kosova mos t’i drejtohet ndërkombëtarëve për viktimat e luftës.

“Ne jemi që të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë, mirëpo sot është e papranueshme që Kosova mos me iu drejtu ndërkombëtarëve për viktimat e luftës të Kosovës. Ne e shohim sot edhe Armeninë, edhe sot pas 100 viteve kërkojnë drejtësi për luftën. Kjo është e drejtë e jona dhe nuk duhet të krahasojmë Tribunalin me Gjykatën Speciale”, tha Tahiri.

Kurti iu kundërpërgjigj ministrit duke thënë se Tahiri është i përgatitur për dështimin e kësaj nisme.

“Me vetë faktin që thatë se edhe nëse nuk bëhet Tribunali, tentativën do ta njohë historia, kjo e tregon se ju jeni të përgatitur për dështim”, tha Kurti. “Këtu është çështje dijesh, e jo çështje vullneti. E, kur nuk keni dije, mos e merrni fjalën fare sot këtu”. /Insajderi.com