Policia nis hetimet për sulmin ndaj gruas rome në Lipjan

Policia nis hetimet për sulmin ndaj gruas rome në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimiet lidhur me sulmin e djeshëm që i është bërë në Lipjan gruas rome.

Në njoftim thuhet se me datën 29/05/2019 rreth orës 17:20, Policia ka pranuar informacion se në sheshin ”Adem Jashari” të Lipjanit nga disa të rinj (të mitur) po sulmohet një femër. Menjëhrë pas kësaj, njësiti patrulluese kanë dal në terren për të parandaluar rastin e sulmit dhe në vendin e ngjarjes ka takuar viktimën e cila dyshohet se ka qenë cak i sulmit.

“Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin, duke përfshirë identifikimin e viktimës f/rome/kosovare, viti i lindjes (1990) nga Podujeva, e cila nuk komunikonte në gjuhën shqipe”.

“Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka kontaktuar prokurorin kujdestar, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘sulm’, për të cilin janë duke vazhduar hetimet intensive, drejt zbardhjes së rastit dhe arrestimit të personit/ave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se viktima është sulmuar nga personi/at e dyshuar, pasi që e njëjta (viktima) ka qenë e publikuar dhe e komentuar në forma të ndryshme në rrjetet sociale dhe media, kinse si person i dyshuar për vjedhje apo grabitje të mundshme të fëmijëve.