LDK pas takimit me Shpend Ahmetin: U pajtuam se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme

LDK pas takimit me Shpend Ahmetin: U pajtuam se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes komunikatës për media ka njoftuar lidhur me takimin e sotëm ndërmjet kryetarit të kësaj partie Isa Mustafa dhe Shpend Ahmetit të PSD-së.

Në këtë takim sipas LDK-së kryetarët janë pajtuar për rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

“Sot kryetari Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN. Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Më tej në komunikatë thuhet se grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë.