Kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së raporton para komisionit hetimor

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të PTK-së raporton para komisionit hetimor

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Për sot është paralajmëruar intervistomi i kryetarit të Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj.

Po ashtu, do të intervistohen edhe Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemajli e Shkelzen Blajkaj, që të tre ish-pjesëtarë të Departamentit Kundër Mashtrimeve në PTK.