BBC: Tensionet NATO-Rusi zhvendosen në Ballkan

Televizioni i njohur britanik BBC raporton se ushtrimet e nisura të NATO-s në Mal të Zi, ku po marrin pjesë edhe ushtarët nga Kosova, krahas me ushtrimet që do nisin të mërkurën në Serbi nga ushtria serbo-ruse tregojnë për një zhvendosje të tensioneve mes NATO-s dhe Rusisë në fushat e Ballkanit.

BBC: Tensionet NATO-Rusi zhvendosen në Ballkan

NATO është duke zhvilluar një stërvitje civile të emergjencës në mal të Zi, ndërsa në Serbinë fqinje është duke u përgatiur një trajnim i përbashkët me 150 trupa parashutiste ruse.

Rusia nuk e pëlqen faktin që politika në Mal të Zi është lidhur ngushtë me NATO-n dhe BE-në.

Ka pasur arrestime edhe në Mal të Zi e Serbi mbi dyshimet se ka ekzistuar një komplot për të rrëzuar kryeministrin në largim të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përveç kësaj, një numër i madh armësh janë gjetur në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ka dyshime se armët ishin destinuar të përdoren në një atentat kundër Vuçiqit, një pro reformues pro evropian, ani pse ai vet hodhi poshtë këtë teori.

Në Mal të Zi, zyrtarë të shtetit kanë akuzuar Rusinë për komplot kundër Gjukanoviqit.

Ushtrimi katër ditor i NATO-s në Mal të Zi ka filluar të hënën dhe përfshinë Qendrën e NATO-s për koordinim dhe  përgjigje ndaj rasteve të ndonjë emergjence natyrore.

I përqendruar në zonën e Nikshqit, qëllimi i ushtrimit është praktikimi i një reagimi ndaj një përmbytje të madhe apo emergjencë kimike, raporton BBC.

Sipas BBC-së, në këtë ushtrim po marrin pjesë 680 ushtarë nga 32 vende të NATO-s. Izraeli, Azerbajxhani dhe Kosova janë ndër vendet jo anëtare të NATO-s trupat ushtarake të të cilave janë përfshirë në këtë ushtrim, raporton Insajderi.

Shefi rus në Këshillim e Sigurimit, Nikolai Patrushev ka bërë një vizitë të papritur  në Beograd javën e kaluar.

Stërvitja ushtarake serbo-ruse, që fillon të mërkurën është quajtur “Miqësia Sllave 2016”. Njësitë ushtarake nga Bjellorusia po marrinë pjesë gjithashtu.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet që do të mbahen në afërsi të Beogradit, do të zgjasin deri me 15 nëntor.

Serbia megjithatë viteve të fundit ka trashur raportet me NATO-n, duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.

Bombardimet  e NATO-s në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999, dhe ndërhyrja e saj në Kosovë, la një trashëgimi të hidhur në mesin e nacionalistëve serb.

Rusia ka krijuar në anën tjetër lidhje të ngushta me disa prej këtyre lëvizjeve, duke ringjallur patriotizmin shekullor pan-sllav.

Veprimi i NATO-s rezultoi me heqjen e presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Udhëheqësi nacionalist vdiq në vitin 2006, teksa përballej në Hagë me gjyqin për krime lufte.

Që pas ndarjes nga Serbiam, në vitin 2006, Mali i Zi ka krijuar lidhje të ngushte me BE-në dhe NATO-n. Mali i Zi pritet ti bashkohet NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm, por anëtarësimi në BE nuk është i mundshëm para vitit 2020.

Mali i Zi, me një popullsi prej 630 mijë banorëve është përballur viteve të fundit me një fluks të investimeve ruse dhe turistëve nga e mbarë bota./Insajderi.com