Haradinaj: Kosova ka një marrëdhënie të veçanta me Selinë e Shenjtë

Haradinaj: Kosova ka një marrëdhënie të veçanta me Selinë e Shenjtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës, ku ka thënë se Kosova u mbetet besnike vlerave më të larta të traditës shqiptare.

Në këtë frymë, angazhohet për bashkëpunim të ngushtë për paqe të qëndrueshme me të gjitha shtetet, përfshi Selinë e Shenjtë, me të cilin Kosova ka një marrëdhënie të veçantë.

“Në takim me Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkv i Kosovës, vlerësuam se raportet unike ndërfetare në vend janë si gjithnjë të shkëlqyera, si shembull i harmonisë kohezive në shtetin tonë të ri”, ka shkruar ai në Facebook.