Një veturë zyrtare në Gjilan është parë duke bartur drunj.
Lexuesi i cili e ka dërguar fotografinë në Gazetën Insajderi, ka thënë se zyrtari i komunës, Shabi Azemi ka qenë duke e vozitur nga fshati Llovcë deri në Gjilan.
Insajderi ka bërë përpjekje që të marrë një shpjegim nga komuna e Gjilanit apo edhe vetë Shabi Azemi për këtë rast, por pas disa orë pritjesh nuk ka pasur përgjigjje nga askush.
Targat e veturës janë 3Z – 159 – 06. /Insajderi.com