
Një ditë më parë, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se gruaja rome me inicialet Z.S, nuk dyshohet të ketë kryer asnjë vepër penale.
Këtë konfirmim duket se nuk po e marrin parasysh disa portale të cilat ende nuk i kanë fshirë lajmet e rreme të cilat janë bërë për të.
Portali Ant. press kishte dezinformuar publikun ditën e djeshme, duke thënë se gruaja rome është mashkull dhe se po i grabit fëmijët.
Në të njëjtën mënyrë kanë qenë raportimet edhe nga portalet si Tetova 1, OraInfo, Balkan Web, Sot News, të cilat endë nuk janë fshirë.
Krejt kjo u bë virale nga nga një faqe e Facebook-ut, Lajthia e cila thuhet të jetë nën menaxhimin e 4 shqiptarëve që jetojnë në Suedi. Videoja e publikuar nga ta duket të jetë një ‘fake news’ e cila u bë virale në pak minuta duke e transformuar atë në një përbindësh që nuk bën asgje tjetër veçse grabitjen e fëmijëve.
Këto lajme të rreme kanë shkaktuar urrejtje ndaj saj, me ç’rast disa të panjohur në qytetin e Lipjanit dhe Ferizajit kanë ushtruar dhunë brutale ndaj saj.