Rusia kërcënon Kosovën për largimin e rusit të UNMIK-ut

Rusia kërcënon Kosovën për largimin e rusit të UNMIK-ut

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka thënë se largimi i punëtorit rus të UNMIK-ut është një precedent i cili do të ketë pasoja afatgjate.

“Veprimet e qeveritarëve kosovarë i konsiderojmë si vazhdimësi të veprimtarisë së hapur me qëllim të përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Në esencë ky është një akt i cili e tregon mosrespektim e Prishtinës ndaj Kombeve të Bashkuara”.

“Është e pamundur  të mos shihet se hapat e këtillë janë bërë të mundur vetëm për shkak të lëshimeve që u janë bërë Kosovës nga vendet perëndimore”.

Zyrtari i UNMIK-ut, shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov, që u arrestua në operacionin policor në veri të Kosovës është shpallur person “Non Grata” [person i padëshirueshëm] nga autoritetet e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka bërë këtë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook.