Dardan Molliqaj deklarohet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Dardan Molliqaj deklarohet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Deputeti nga Partia Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për strategjinë dhe hapat se si të rrëzohet Qeveria aktuale.

Sipas tij, në momentin që do të ketë marrëveshje mes partive opozitare, Qeveria i ka vetëm dy zgjedhje.

“Në momentin që ka dakordim ndërmjet LDK, PSD, VV dhe Alternativa, që i bie se krejt partitë në opozitë i kemi 58 deputetë dhe i kemi të qarta koalicionet para dhe pas zgjedhore dhe në momentin që iu tregojmë partive në pushtet se kjo është bllok strategjia jonë; Qeveria do t`i bëjë dy gjëra”.

“Ose do të japë dorëheqje ose do të kërkon caktimin e datës së zgjedhjeve që e këtë e ka kërkuar moti LDK, qoftë në fund të këtij viti, qoftë në vjeshtë apo fillim vitin e ardhshëm”.

Molliqaj ka shtuar se PSD tashmë ka identitetin e vet dhe në dy komunat ku qeverisë aktualisht janë të parët.

“Sondazhet që i kemi bërë nuk flitet për 2 për-qind ose 3 për-qind por jemi afër 4 për-qindëshit me mostër të vogël. Ndërsa në mostër të madhe jemi diku 7 për-qind”, ka thënë në “Blic Interieë”  .

“Një sondazh të ri që jemi duke e bërë me mostër të madhe jemi mbi 7 për-qind dhe besoj se jemi hala më shumë. Do të fitojmë më shumë se 10 për-qind dhe do të kemi më shumë se 12 deputetë”.