Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi, të cilat tregojnë për pamjen e re të librashitësve në shesh.
Tashmë tenderi për ndërtimin e tyre është publikuar. Dhe në fillim të vitit 2017, sheshit do t’i shtohet kjo pamje e re.
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOSin Zvicran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim”, ka shtuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com