
Ishte viti 2003 kur një grup i madh kriminal ishte ngritur fuqishëm në Vushtrri. Lëshonte para me fajde. Kamata vjetor ishte hiç më pak se sa 120 % në vit. Praktikisht, nëse dikush merrte me 1 janar 100 mijë euro nga ta, deri më 31 dhjetor duhet t’ua kthente mbi 200 mijë euro.
Në InDoks shpaloset historia mafioze e familjes Gërbeshi, që e terrorizuan regjionin e Mitrovicës me fajde.
Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.
InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet edhe një herë këtij krimi që për kohë të gjatë ka qenë i paprekshëm nga shteti. Që u tolerua të ndodhte derisa fajdexhinjtë filluan edhe tortura fizike ndaj viktimave të tyre.